Çavusoglu: Zgjedhjet janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit!

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, votoi në qytetin Antalya të Turqisë për zgjedhjet lokale.

Çavusoglu bashkë me bashkëshorten e tij Hülya, votoi në një shkollë fillore në qarkun Alanya të Antalisë.

Në deklaratën e tij pas votimit, kryediplomati turk, tha se këto zgjedhje janë shumë e rëndësishme.

Ai tha se kanë votuar në drejtim të së drejtës së tyre demokratike. “Zgjedhjet janë të rëndësishme për mbijetesën, stabilitetin dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh Çavusoglu.

“Aq sa është e fuqishme shteti e dimë se aq jemi të fuqishëm në politikë të jashtme. Shpresoj që këto zgjedhje do të mundësojnë përforcimin e vendit tonë”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit