Çdo e mirë është sadaka

Mos i humb

Në Sahihun e Buhariut nga Xhaber bin Abdullah, radij’Allahu anhu, transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ((كُلُّ مَعْرُوفٍ صَدَقَةٌ)) – ((Çdo e mirë është sadaka.))hadith të cilin e transmeton edhe Muslimi në Sahihun e tij nga Hudhejfe, radija’Allahu anhu.

Ky hadith konsiderohet një rregull gjithëpërfshirës dhe i dobishëm në fushën e bamirësisë, dhe se bamirësia nuk kufizohet vetëm në vlerat monetare, por shtrirja e saj është më e larmishme dhe dera e saj është më e gjerë, në kundërshtim me atë që mund të mendohet.

Madje, në lidhje me këtë hadith tregohetse disa prej muhaxhirëve të varfër, nga shokët e Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selem, e patën menduarnjë gjë të tillë dhe iu drejtuan Pejgamberit, sal’Allahu alejhi ue selm, për ta pyetur në lidhje me këtë.

Transmetohet në Sahihun e Muslimit nga Ebu Dheri,radija’Allahu anhu, se disa prej shokëve të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, erdhën tek i Dërguari i Allahut, sallahu alejhi ue selem, dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Përparuan njerëzit e kamur – dhe njerëzit e kamur konsideroheshin ata që kishin pasuri –. Ata falen sikurse falemi ne, agjërojnë ashtu siç agjërojmë edhe ne, dhe japin sadaka nga ajo që u tepron prej pasurisë së tyre!” I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, tha:

A nuk jua ka mundësuar Allahu edhe juve qëtë jepni sadaka?! Vërtet, që çdo tesbih (thënia: subhan’Allah) është sadaka, dhe se çdo tekbir (Allahu Ekber) është sadaka, dhe se çdo tehmid (elhamdulilah) është sadaka, si dhe çdo tehlil (la ilahe il’Allah) është sadaka, poashtu edhe çdo urdhërim për të mirë është sadaka, dhe çdo ndalim nga e keqja është sadaka, madje edhemarrëdhëniet intime me gratë tuaja konsiderohen sadaka.)) Thanë: “O i Dërguar i Allahut, a edhe kur ndonjëri prej nesh ndjek qejfin e vet do të ketë ketë për këtë shpërblim?!” Ai tha:Çmendoni nëse dikush do ta kishte bërë një vepër të tillë nëmënyrë të ndaluar, a do të merrtepër këtë gjynah?!Kështu pra,nëse ai e bën atëvepër në mënyrë të lejuar, ai do të marrë përtë shpërblim.

Të nderuar besimtarë! Bamirësia është një detyrë e përditshme që e shoqëron muslimanin gjatë gjithë jetës të tij dhe se ajo përsëritet me përsëritjen e ditëve të tij. Çdo ditë të cilën ai e arrin duke qenë me mirëqenie dhe shëndet në trup, lipsetta shoqërojëme lavdërimin dhe falënderimin e Allahut për këto mirësitë Tij, duke dhënë lëmoshë dhe sadaka në mënyra të ndryshme.
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Dherri, radija’Allahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal’Allahu alejhi ue selem, ka thënë: Për çdo nyje që ka secili prej jush në trupin e tij lipset të jepet sadaka –dhe me nyje ka për qëllim vendet ku bashkohen kockat me njëra-tjetrën -, kështu që çdo tesbih (subhanallah) është sadaka, dhe çdo tehmid (elhamdulilah) është sadaka, dhe se çdo tehlil (la ilahe il’Allah) është sadaka, si dhe çdo tekbir është sadaka, madje edhe urdhërimi për të mirë është sadaka, ashtu sikurse edhe ndalimin nga e keqja është sadaka. Dhe të gjitha këto i përmban falja e dy rekateve që dikush i fal në kohën e paradites (duhasë).

Pra, meditoni -Allahu ju bekoftë – në lidhje me shumëllojshmërinë e dyerve të lëmoshës; ngase prej saj ka që është e mjaftuar, thjeshtë të thuhen fjalët:subhan’Allah, elhamdulilah, Allahu ekber dhe La ilahe ila Allah, ashtu siç prej saj, ka qëështëedhe në dobi të të tjerëve.

Madje për çdo të mirë që njeriu ebën në dobi të vëllezërve të tij muslimanë, prej veprave ndihmuese, mbështetëse dhe formave të mirësisë, të gjitha konsiderohen sadaka.

Bashkim Selmani

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit