Çekia do të lejojë të infektuarit me Covid-19 të punojnë

Mos i humb

Qeveria çeke do të lejojë disa punonjës që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të vazhdojnë të punojnë, një masë për të lehtësuar mungesat e mundshme të stafit të shkaktuar nga rritja e rasteve me Omicron.

Ministri i Shëndetësisë Vlastimil Valek tha se masa, e cila u miratua gjithashtu gjatë valëve të mëparshme të koronavirusit, do të zbatohej vetëm për punonjësit në kujdesin shëndetësor dhe sazile që nuk kanë simptoma të COVID-19.

Valek tha se masa do të vihet në zbatim vetëm kur do të jetë e nevojshme, mes masave të rrepta mbrojtëse për të parandaluar që punonjës të tillë të infektojnë njerëz të tjerë. Kushtet e mëtejshme do të vendosen nga autoritetet shëndetësore. Numri i rasteve në Republikën Çeke kanë shënuar rritje gjatë javës së kaluar.

Ndërkohë që Omicron është bërë tashmë varianti dominues në vend. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se numri i rasteve ditore mund të arrijë në 50,000 gjatë këtij muaji, duke tejkaluar rekordin prej 28,000 rastesh në 25 nëntor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit