
Çelësi për trajtimin e skizofrenisë mund të gjendet në brokoli, sugjeron një hulumtim i ri.
Shkencëtarët në Baltimore të Maryland, gjetën se ekstraktet e brokolit mund të shkulin kimikatet në trurin e njerëzve me gjendjen e tillë të sëmundjes.
Ata përdorën kompleksin sulforaphane, që rrjedhin nga lakër brokoli, për të rivendosur nivelet më të ulëta të glutamatit dhe glutationit.
Kimikatet janë përgjegjës për dërgimin e mesazheve ndërmjet qelizave të trurit që kanë qenë të lidhura me skizofreninë.
Ekspertët besojnë se gjetjet mund të hapin rrugën për trajtime të reja në të ardhmen që nuk mbështeten në barna të fuqishme që vijnë me efekte anësore të padëshiruara.

Medikamentet aktuale shpesh lënë pacientët me lëvizje të pavullnetshme, nervozizëm, ngurtësi dhe ‘tronditje’.
Megjithatë, studimi nuk ka provuar se kompleksi mund të ndihmojë në luftimin e simptomave – vetëm se mund të luajë një rol në rivendosjen e mosbalancimit kimik, njofton klankosova.
Në studimin e tyre të parë, hulumtuesit nga Spitali Johns Hopkins në Baltimore, Maryland, rekrutuan 81 vetë me skizofreninë.
Ata i krahasuan ata me 91 të cilët nuk vuanin nga sëmundja. Pjesëmarrësit ishin mesatarisht 22 vjeç dhe 58 përqind ishin meshkuj.


