Celibashi: Çështje politike më shumë se teknike

Mos i humb

Në një konferencë për mediat, kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi është shprehur se nëse nuk plotësohet boshllëku ligjor, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë vendit, referuar emigrantëve shqiptarë.

Ilirjan Celibashi: Nëse Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson boshëllëkun ligjor, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ-së me këtë kuadër kushtetues për të nxjerrë akte nënligjore. Gjykata Kushtetuese, edhe pse e di që ka diskutime të ndryshme, ka thënë që mungon ligji për të zhvilluar votimin nga jashtë. Nëse të mungon ligji, nuk mund të nxjerrësh akt nënligjor të një ligji që nuk ekziston.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi është shprehur se çështja e votimit elektronik në 5 qarqe të mëdha të vendit kërkon kohë dhe është më shumë politike se teknike, ndaj dhe duhet konsensus i plotë.

Ilirjan Celibashi: Do të jetë thuajse e pamundur votimi elektronik nëse partitë politike dhe qeveria nuk disponojnë në lidhje me rekomandimin e KQZ-së brenda një periudhe që kemi llogaritur fundin e muajit Shkurt. Ky proces për këto 5 qarqe që kemi rekomanduar, Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Fier, është mjaft impenjativ nga pikëpamja e resurseve, por edhe përgatitjes së sistemit elektronik. Kemi të paktën 1 vit kohë për ta përgatitur këtë proces nëse duam që ky proces të mos vihet në diskutim nga askush. Ne jemi neutral, sepse zgjedhjet mund të bëhen dhe pa votimin elektronik. Kjo është çështje politike më shumë se teknike dhe duhet një konsensus i plotë në lidhje me këtë çështje dhe sa më shpejt që të jetë i mundur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit