Çelik: AP e OKB-së ka vërtetuar mosnjohjen e ligjit nga Izraeli

Mos i humb

 

Ministri i Çështjeve të Bashkimit Europian (BE) i Turqisë dhe Kryenegociatori Omer Çelik, në lidhje me rezolutën e Palestinës e cila u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) tha se “Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka vërtetuar mosnjohjen e ligjit nga Izraeli”.

“Në AP të OKB-së u miratua rezoluta palestineze ndaj të cilës u vendos veto në KS-OKB. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka vërtetuar mosnjohjen e ligjit nga Izraeli dhe ka miratuar rezolutën e cila kërkon mbrojtje për popullin e Palestinës. Ndërkohë që është refuzuar propozimi i SHBA-ve për ndryshimin që në reolzutë të dënohet lëvizja Hamas. Ky është një vendim historik që nënvizon se kauza palestineze është kauzë e gjithë botës!”, ka vlerësuar kryenegociatori Çelik në llogarinë e tij në Twitter.

Në një seancë në AP të OKB-së, u shqyrtua sërish dhe u paraqit për votim projekt rezoluta ndaj të cilës SHBA-të vendosën veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe e cila bën thirrje për mbrojtjen e popullit palestinez.

Projekt rezoluta u miratua me 120 vota, kundër ishin 8 shtete dhe 45 të tjera abstenuan. Në mesin e vendeve që kundërshtuan rezolutën ishin SHBA-të, Izraeli, Australia, Ishujt Marshall, Nauru, Togo, Ishujt Solomon dhe Shtetet Federale të Mikronezisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit