Centrali i parë bërthamor lundrues në botë do të testohet në qershor

Mos i humb

Rajoni autonom rus Chukotka njoftoi se centrali i parë bërthamor lundrues (FNPP) do të dërgohet në qytetin port veriperëndimor të Rusisë, Murmansk, për ngarkimin e karburantit bërthamor dhe për disa teste në muajin qershor.

FNPP do të sigurojë energji elektrike në qytetin verior rus Pevek pas arritjes në portin e qytetit në qershor të vitit 2019, tha administrata e rajonit autonom të Chukotka-s.

FNPP i cili është projektuar për të operuar për rreth 40 vjet është financuar nga Rosernergoatom Concern JSC, një degë e korporatës shtetërore bërthamore Rosatom. Uzina do të zëvendësojë centralin Bilibinskaya, i cili aktualisht gjeneron deri në 80 për qind të energjisë elektrike në rrjetin e izoluar Chaun-Bilibinskaya.

Sipas Ministrisë ruse për Zhvillimin e Lindjes së Largët, ndërtimi i FNNP-së ishte një iniciativë e seksionit të posaçëm “Lindja e Largët” e programit shtetëror “Zhvillimi i Kompleksit të Energjisë Bërthamore dhe Industrisë”.

Numri i përgjithshëm i personelit të impiantit do të jetë 305 persona, ndërsa strehimi, shëndetësia dhe pajisjet arsimore do të përdoren për të ofruar shërbime për personelin.

Më herë, Rojet e Standardeve të Ndërtimit të Rusisë, Glavgosexpertiza, njoftuan se ajo miratoi ndërtimin e uzinës më 9 janar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit