Ceremonia e festimeve për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Yuri Kim: Ç’do të mbjellësh, do të korrësh

Mos i humb

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë sot në ceremoninë për Festimin e 100 Vjetorit të Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Gjatë fjalës së saj ajo foli për marrëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA, teksa tha se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur.

Ne fjalën e saj ajo vuri theksin ne kontributin qe Amerika ka dhënë në 100 vitet  e fundit që kombet të jenë te lira te përcaktojnë vetë fatin e tyre.

Kim tha  se Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – ishte një prej atyre farave qe Amerika mbolli këtu e 100 vjet më parFondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – ishte një prej atyre farave. Në vitin 1995, populli amerikan – nëpërmjet USAID-it – dha 30 milionë dollarë për të krijuar Fondin Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve. Këto para kishin një qëllim – të nxisnin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.


AAEF investoi në projekte, fshatra, biznese – ata investuan tek populli shqiptar dhe e ardhmja e tyre. Në vitin 2009, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – lindi nga AAEF për të forcuar institucionet demokratike, për të nxitur zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal.. 

Në vitin 1995, populli amerikan – nëpërmjet USAID-it – dha 30 milionë dollarë për të krijuar Fondin Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve. Këto para kishin një qëllim – të nxisnin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

AAEF investoi në projekte, fshatra, biznese – ata investuan tek populli shqiptar dhe e ardhmja e tyre. Në vitin 2009, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – lindi nga AAEF për të forcuar institucionet demokratike, për të nxitur zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal.

“Ekziston një thënie që përdoret pothuajse në çdo vend të botës: “Ç’do të mbjellësh, do të korrësh”. Më shumë se njëqind vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore përfundoi, një farë u mboll në rrënojat e luftës – ishte ideja që kombet kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e tyre dhe se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur.

Ajo farë u mboll së bashku me një tjetër, të cilën e kemi qëkur lindim – idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë, se ne zotërojmë disa të drejta, se secili prej nesh meriton dinjitet. Ato fara të çmuara u rritën në mënyra të ndryshme, të shtrembëruara në errësirën e imponuar nga diktatura komuniste. Në vitin 1991, populli i Shqipërisë kaloi përtej asaj errësire.
Duke vepruar kështu, ju më në fund jo vetëm e latë diellin të ndriçojë mbi ato fara, por bashkuat duart sërish me ne për të mbjellë fara të reja.

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – ishte një prej atyre farave. Në vitin 1995, populli amerikan – nëpërmjet USAID-it – dha 30 milionë dollarë për të krijuar Fondin Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve. Këto para kishin një qëllim – të nxisnin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
AAEF investoi në projekte, fshatra, biznese – ata investuan tek populli shqiptar dhe e ardhmja e tyre. Në vitin 2009, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – lindi nga AAEF për të forcuar institucionet demokratike, për të nxitur zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal.

AADF gjithashtu po i jep formë brezit të ardhshëm të udhëheqësve shqiptarë, të cilët do të ndërtojnë një Shqipëri më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurtë. Mund të thuash se AADF po mbjell fara për një stinë të re dhe korrje më të mëdha për të ardhmen.
Urime AADF për kontributin tuaj për demokracinë dhe begatinë në Shqipëri! Faleminderit të gjithëve për kontributin tuaj në forcimin e miqësisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Yuri Kim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit