Çështja “Babale”/ Shtyhet sërish gjyqi, avokati i gazetarit dërgon raport mjekësor, mungon dhe një nga anëtarët e trupit gjykues

Mos i humb

Shtyhet sërish gjyqi ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi për të ashtuquajturën çështjen “Babale”.

Sipas njoftimit zyrtar, shkak për shtyrjen e seancës është bërë paraqitja e raportit mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë nga ana e avokatit të gazetarit Olldashi.

Po kështu dhe trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës së një prej anëtarëve.

Gjykata po gjykon për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim deputetin Demokrat Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi, të cilët janë dënuar përkatësisht ne 1 vit burg dhe 100 orë pune në shërbim publik në lidhje me skandalin e 4 viteve më parë që trazoi politikën shqiptare.

Sipas gjykatës së Tiranës ata e kryen këtë vepër në bashkëpunim me Albert Veliun, një ish- i dënuar e Fredi Alizotin.

Ky i fundit akuzohet se imitoi në audiopërgjimin e bërë publik nga selia e opozitës zërin e Geron Xhafajt, i cili të nesërmen e denoncimit të PD udhëtoi drejt Italisë për të kryer një dënim për çështje droge.

Fredi Alizoti është tërhequr nga ankimi. Kjo sipas deputetit Salianji vjen për shkak se ai u përdor nga qeveria.

Deputeti demokrat hodhi akuza të rënda ndaj njerëzve të drejtësisë për të cilët tha se hetuan denoncuesin, por jo trafikun e drogës.

Skandali që u pagëzua me nofkën “Babalja” shpërtheu në maj të 2018. Partia Demokratike denoncoi përmes një audio përgjimi për përfshirje në trafik droge vëllain e ministrit të brendshëm atëkohë Fatmir Xhafaj. Për prokurorinë fakti nuk qëndronte dhe sipas saj Salianji veproi në bashkëpunim për të dëmtuar imazhin e Ministrit. Ndërsa “Babalja” dhe Fredi Alizoti kishin vepruar për interesa personale, i pari për të fituar azil dhe i dyti për para.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit