Çështja Tahiri, sot Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm

Mos i humb

 Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Lartë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku sot pritet të shqyrtohet çështja e tij.

Në këtë gjykatë Tahiri kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm, që ktheu për rigjykim dosjen e tij.

Rekurs për çështjen ka bërë edhe prokuroria, e cila i qëndron kërkesës për dënimin e Tahirit me 12 vite burg për “trafik narkotikësh” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Sipas prokurorisë, Tahiri dhe i bashkëpandehuri i tij Jaeld Cela kanë garantuar grupin e “Habilajve” në trafikun e sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në Itali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit