Çfarë duhet të bëjmë kur bie shi?

Mos i humb

Duatë e ndryshme që janë përcjellur nga Profeti alejhi selam:
1. “ Allahume sajiben nafian” ( O Allah, të lutëm bëje këtë shi të dobishëm!)
Buhariu

2. “ Allahume sajiben henien” (O Allah, bëje këtë shi të mirë!)
Saktësoi Albani

3. “ Mutirna bifadli lahi ue rrahmetihi” ( Shiu na ra me mirësinë dhe mëshirën e Allahut)
Buhariu

Nëse i frikësohet dëmit të shiut, duhet të thotë:
“ Allahume hauelejna ue la alejna, Allahume ala el akam ue dharab ue butuni el eudije ue menabit esh shexher.”
( O Allah, të lutem lëshoje rreth nesh e jo mbi ne! Lëshoje mbi male, kodra, fusha e rrënjë të pemëve!”
Buhariu

Është mirë që të laget pak në trupin dhe rroben e tij, sepse Profeti alejhi selam e donte shiun, gëzohej me të dhe i përgëzonte të tjerët. Përcillet nga Enes bin Malik se Profeti alejhi selam e lagu rroben e tij me shiun dhe kur e pyetëm pse e veprove, ai tha: “ Sepse është i sapo zbritur nga Zoti im.”
Muslimi

Koha e rënies së shiut është nga momentet e pranimit të duasë. Profeti alejhi selam ka thënë: “ Dy (lutje) nuk refuzohen: lutja në ezan dhe gjatë rënies së shiut.”/Keshilla islame/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit