Flota e peshkimit pa GIS, Panariti: Cenohet siguria kombëtare

Mos i humb

Ashtu si nënkryetari i LSI-së, Luan Rama edhe ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti jep alarmin për cënim të sigurisë kombëtare.

Në Facebook, deputeti i LSI shkruan se vetëm anijet e flotës së peshkimit nuk gjurmohen, pasi prej 9 muajsh mungon sinjali GIS i sistemit të Bluebox në anijet, përshkak të mospagesës së kontraktorit.

“Se pari, po cenohet rende siguria kombetare, sepse rritet rreziku i trafiqeve te paligjshme perfshire dhe ai i narkotikeve, me mjete te cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen. Se dyti evazion i rende fiskal nga mungesa e raportimit te veprimtarise ekonomike te peshkimit dhe cenim i rende i statistikave te sektorit duke na vendosur ne disavantazh te thelle ne negociatat dhe financimet nga Bashkimi Evropian. Mos harroni qe jemi nder vendet e para qe perkrah Shteteve te Bashkuara, nenshkruan dhe ratifikuam marreveshjen e masave portuale per ndalimin e peshkimit dhe trafiqeve te paligjshme dhe partneret tane strategjike presin rezultate dhe jo fjale”, thotë Panariti./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit