Cfarë i ndodh kur i mban dikujt mëri dhe nuk i jep selam

Mos i humb

“Ai që është zënë me vëllanë e tij dhe i mban mëri për gjëra të dynjasë (sh.p.: ky është ai që nuk ia fal Allahu gjynahet në natën e mesit të Sha’banit, muajit në të cilin gjendemi, bashkë me idhujtarin. Sipas dijetarëve që e kanë saktësuar këtë hadith, e në mesin e tyre edhe shejkh Albani Allahu e mëshiroftë).

Ka ardhur në hadithin që e përcjell Enesi: “Nuk i lejohet muslimanit t’i mbajë mëri vëllait të tij më tepër se tri netë, takohen dhe ky kthen shpinën po ashtu edhe tjetri kthen shpinën, më i miri prej tyre është ai që përshëndet i pari me selam” Bukhari (6237) Muslimi (2560)

Lejohet braktisja e tjetrit kur mërzitemi për gjëra të dynjasë deri në tre ditë. Është e ndaluar fetarisht mbajtja mëri – kur ajo është për qejfembetje personale më shumë se tri ditë. Shpirti njerëzor është i dobët, gjaku zjen dhe njeriu ndikohet, e drejtojnë emocionet, prandaj deri në tre ditë lejohet të mbash mëri..
Nga hadithi i lartpërmendur disa dijetarë kanë kuptuar se nëse i jep selam e ke ndërprerë mërinë, i ke rivendosur lidhjet, dhe nuk është kusht që lidhjet pas mërisë të rikthehen ashtu siç ishin. Duke i dhënë selam e ke ndërprerë mërinë ndaj tij.

Shpërblimi i agjërimit tënd dhe i namazit të taravive mbetet i varur, nuk ngrihet tek Allahu derisa ta lësh mërinë.
Është detyrë për muslimanin ta lërë mërinë, dhe këtë ta bëjë për hir të Allahut dhe të hyjë në Ramazan me marrëdhënie të përmirësuara me njerëzit”

Shkëputje nga një fetva e Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë dhe bëftë dobi me të.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit