Chicago, protesta kundër vendimit të Trumpit për Jerusalemin

Mos i humb

Disa mijëra protestues u mblodhën mbrëmë në rrugët e Chicagos në SHBA për të protestuar kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Protestuesit u mblodhën para pallatit Federal Plaza në qendër të qytetit duke mbajtur flamuj të mëdhenj palestinez dhe pankarta me mesazhe “Jerusalemi, vija e kuqe”, “SHBA dhe Izraeli, largohuni nga Jerusalemi”, dhe “Regjimi Trump/Pence duhet të bie”.

Të tubuarve iu drejtuan disa drejtues të organizatave joqeveritare ndërsa demonstruesit pastaj marshuan nëpër rrugët duke brohoritur slogane “Liri për Palestinën, jo Izraeli” dhe “Donald Trump duhet të ikë”.

Përkundër të ftohtit ekstrem, demonstruesit katër orë marshuan nëpër qytet, kurse marshi protestues përfundoi me tubimin para ndërtesës së konsullatës izraelite.

Chicago, protesta kundër vendimit të Trumpit për Jerusalemin❮❯
Chicago, protesta kundër vendimit të Trumpit për Jerusalemin
Disa mijëra protestues u mblodhën mbrëmë në rrugët e Chicagos në SHBA për të protestuar kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. ( Bilgin S. Şaşmaz – Anadolu Agency )
08.12.2017 Bilgin S. Şaşmaz
1 / 11
Tubimi u ndjek me masa të rrepta të sigurisë dhe nuk u regjistruan incidente të mëdha.

Trump të mërkurën e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe urdhëroi Departamentin e Shtetit të fillonte përgatitjet për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Ky vendim hasi nën kritika të ashpra nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe veçanërisht nga vendet e botës islame./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit