Cilat ligje kaluan e cilat jo në Kuvendin e Kosovës

Mos i humb

Mundësuar nga Partia Socialdemokrate, në opozitë, shumica ka arritur të sigurojë kuorumin në Kuvendin e Kosovës për të kaluar disa ligje.

Në sallë nuk ishin deputetët e LDK-së dhe të Vetëvendosjes, e po ashtu as të Listës serbe të cilët qe një kohë e bojkotojnë punën e Kuvendit.

Në mesin e tyre më të rëndësishmin atë për Buxhetin 2019, i cili u miratua me 62 vota pro nga po aq deputetë sa ishin në Kuvend.

Derisa nuk kaloi Ligji për transmetuesin publik, e as ai për mbrojtjen nga zhurma.

Me 46 vota pro e dy abstenime në Kuvendin e Kosovës nuk kaloi Ligji për transmetuesin publik.

Kurse nuk ka kaluar as Projektligji për mbrojtjen nga zhurma.

Votimi për projeksione nuk kaloi me 30 pro, 7 abstenim e 14 kundër. Kanë votuar 51 deputetë.

Pasqyrat e Auditimit të Ministrisë së Kulturës, nuk kaloi.

Votimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë nuk ka kaluar.

Votimi për shkarkimin e Shqiprim Pulës nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare, – nuk kaloi.

Votimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017, ka kaluar me 53 pro, e tre kundër.

Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, – nuk ka kaluar.

Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, – nuk kaloi.

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017, – kaloi me 57 vota pro, 3 kundër e dy abstenime.

Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017, – kaloi me 57 pro, e 5 abstenime.

Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së, – nuk ka kaluar.

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, – nuk ka kaluar.

Kuvendi ka shkuar në 15 minuta pauzë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit