Salianji kërkon vetingun e politikanëve: Qeveria ka frikë, jo opozita

Mos i humb

Sipas deputeti demokrat Ervin Salianji është qeveria ajo që sot ka frikë nga vetingu dhe jo opozita.

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji u shpreh se “personat me të cilët u kanë marrë vota socialistëve, ish ministra e kësaj partie , i keni marrë në prehër dhe po i vini nga funksioni në funksion, për turpin tuaj dhe të atyre që pranojmë çdo lloj llokmë nga ju”.

“PS ju thotë shqiptareve që vetingun e kanë demokratët, që reforma në drejtësi na qenka për frikën e një opozite e cila ka 6 vjet që është në opozitë, dhe jo për qeverinë, ndërkohë që personat më të anatemuar, personat me të cilët u kanë marrë vota socialistëve, ish ministra e kësaj partie, PD, i keni marrë në prehër dhe po i vini nga funksioni në funksion, për turpin tuaj dhe të atyre që pranojmë çdo lloj llokmë nga ju”, u shpreh Salianji.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit