Cilat parti janë pro dhe cilat kundër që Hashim Thaçi t’i udhëheq bisedimet me Serbinë?

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po synon që të marr besimin e deputetëve të Kuvendit, që ai të emërohet si udhëheqës i bisedimeve me Serbinë.

Me këtë iniciativë të presidentit, po pajtohen deputetët e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i AAK-së tashmë kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj ka dhënë mbështetje që Hashim Thaçi të jetë kryenegociator i bisedimeve.

Ai ka thënë se arsyeja pse presidenti duhet ta ketë këtë pozicion është që ai nuk punë të mëdha brenda Kosovës dhe nuk ka kohë që të merret me temën e dialogut.

Haradinaj ka kërkuar edhe nga partitë opozitare që të bëhen bashkë në këtë çështje dhe që edhe ata të marrin pjesë ne bisedimet e Vjenës.

Por, përkundër këtyre dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate kanë dalur kategorik kundër që kryenegociator të jetë Hashim Thaçi.

Arsyeja sipas tyre është që presidenti aktual nuk është personi i duhur për këto bisedime.

Deputetët e Nismës e kanë akuzuar kreun e presidencës, që i ka borq vendit dhe se nuk është i besueshëm për këtë detyrë.

Kurse, ata nga Lëvizja Vetëvendosje, vazhdimisht e kanë quajtur Thaçin si tradhtarë të Kosovës dhe njeri që punon për interesa të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kundër platformës për bisedimet me Serbinë kanë dalur edhe deputetët e PSD-së.

Por, votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se a do e përkrahin apo jo presidentin Thaçi si udhëhqës të negociatave nuk janë bërë publike ende.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hoti ka shkruar mbrëmë në Facebook, se LDK gjithmonë ka qenë unike dhe se sipas tij kjo do të tregohet edhe gjatë seancës së të hënës, ku pritet të sillet në Kuvend platforma e bisedimeve Kosovë-Serbi, duke mos e bërë të qartë vendimin e tyre.

“LDK-ja mbetet unike. Është dëshmuar në dhjetor të vitit të kaluar, në mars të këtij viti dhe do të dëshmohet prapë të hënën e javës që vjen. Rruga e LDK-së mbetet ruajtja dhe prosperimi i Republikes se Kosovës.

Mbi këtë parim LDK-ja i ndërton politikat e veta. Kushdo që provon të komprometoj proceset demokratike dhe rendin kushtetues në vend dhe ta bëjë plaçkë të vetën Republikën, do të hasë në restencën e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit. Për këtë LDK-ja garanton fuqishëm, ashtu sic garanton për unitetin e saj të pa lekundur. E hëna do ta dëshmoj prapë këtë”, ka shkruar Hoti.

Hashim Thaçi kishte udhëhequr me bisedimet Kosovë-Serbi, që nga viti 2011, që në atë kohë mbante postin e kryeministrit. Ai pjesë e këtyre bisedimeve kishte qenë ministër i Punëve të Jashtme dhe qeveria udhëhiqej nga Isa Mustafa./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit