Cirielli: Mbështesim procesin e integrimit, thellim të partneritetit me Shqipërinë

Mos i humb

Zëvendësministri i Jashtëm italian, Edmondo Cirielli rikonfirmoi sot në Tiranë, mbështetjen e Italisë për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Deklarata e zv/ministrit Cirielli u bë gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së huasë prej 35 milionë eurosh për investime për përmirësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në zonat Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë, me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Italia ka një marrëdhënie shumë më të thellë se sa thjeshtë partneriteti me Shqipërinë. Miqësia jonë, vlerësimi ynë, vëllazëria jonë kanë rrënjë të largëta, të vjetra dhe konfirmohen përtej interesave dhe marrëveshjeve tregtare. Burimet njerëzore, vlerësimi i marrëdhënieve dhe raporteve përfaqëson për ne faktin qendror dhe më të rëndësishëm. Zhvillimi dhe rritja e Shqipërisë është çështje strategjike për Italinë“, tha ai.

Sipas zv/ministrit të jashtëm Italian, edhe në planin politik mes dy vendeve ka një identitet të plotë dhe një bashkëndarje të vlerave.

“Në planin e politikës së jashtme, Shqipëria përfaqëson elementin kryesor të vizionit dhe të idesë të vendeve të Ballkanit që mishëron politika jonë e jashtme. Prandaj dhe për këtë arsye ministry i Jashtëm Antonio Tajani do të marrë pjesë në Komitetin e Përbashkët me kryeministrin Rama”, u shpreh zv/ministry Italian.

Ai konfirmoi gatishmërinë e qeverisë italiane drejtuar nga Giorgia Meloni për të mbështetur procesin e integrimit dhe thelluar partneritetin me Shqipërinë.

“Për ne, hyrja në mënyrë të fuqishme dhe me autoritet e Shqipërisë në BE, është një çështje strategjike dhe që e theksojmë nga kjo pikëpamje dhe ndihemi përgjegjës që kjo të ndodhë në një kohë sa më të shpejtë. Konfirmojmë gatishmërinë tone. Ne e dimë që puna që zhvillohet me ambasadën këtu është e rëndësishme. Jemi të bindur të bëjmë më shumë. Nëj prej objektivave të qeverisë Meloni është të lidhim një partneritet të plotë me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit”, deklaroi Cirielli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit