Gështenja propozon ndryshime në ligjin e nëpunësit civil: Majko: Propozimi si Neni 24/1 i PD-së

Mos i humb

Nën drejtimin e Klotilda Bushkës u zhvillua sot mbledhja e Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut që nisi me prezantim i projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, propozuar nga një grup deputetësh të opozitës.

Në fjalën e saj, Bushka tha se nisma për nëpunësin civil është propozuar nga deputetë e opozitë përfaqësuar nga deputeti Leftër Gështenja.

Në prezantimin e projektligjit, deputeti Gështenja tha se “këto propozime vijnë pas një punë disa mujore në konsultime me ekspertë të fushës dhe punonjësit e administratës. Projektligji përbëhet nga tre dispozita. Neni 1 i cili ndryshon në Nenin 4, pika 1, pas germës “f”, shtohet germa “g”, me përmbajtje si më poshtë: “Postim me përmbajtje politike” është çdo lloj postimi i bërë nga funksionarët politikë apo i bërë nga çdo person tjetër që përmban mesazhe në mbështetje të një funksionari politik, një partie politike apo një kandidati në zgjedhje. Neni 2, ndërhyn në nenin 37 “Të drejtat politike”, pas pikës 3, shtohet pikat 4, 5, 6 dhe 7 me përmbajtje si më poshtë:

4-Nëpunësit civil ose punonjësit që kryejnë një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të publikojë, reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale.

  1. Nëpunësit civil ose punonjësit që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të detyrojë punonjësit e tjerë apo vartësit e tij të publikojnë, reagojnë, shpërndajnë apo komentojnë postime me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale.
  2. Nëpunësit civil ose punonjësit që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale.
  3. Nëpunësi civil ose punonjësi që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, që vepron në kundërshtim me pikat 4, 5 dhe 6 të këtij neni, mban përgjegjësi penale sipas nenit 328/a të Kodit Penal. Neni 3 parashikon hyrja në fuqi. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”, argumenton Gështenja.

Sipas deputeti të PD-së, raportet e institucioneve ndërkombëtare kanë konstatuar se është përdorur administratës publike në fushata zgjedhore nga partitë në pushte.

“Në raport e DASH, Komisioni Evropian dhe misione OSBE/ODIHR është evidentuar në mënyrë të vazhdueshme përdorimi i administratës publike në fushata zgjedhore nga partitë në pushte, veçanërisht raportet për zgjedhjet parlamentarë të vitit në 2021 evidentonin përdorimin masiv të burimeve njerëzore dhe aseteve publike”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, deputeti i PS-së Pandeli Majko tha se “nëse do shikojmë me detaje qëllimin e mirë që keni, ky qëllim i mirë mund të martohet me një qëllim të keq”.

“Çdo opozitë ka simpatizantë në administratë dhe një drejtor që do shohë se një person i ka bërë lajkë përfaqësuesit të opozitës, këto propozime do jenë njëlloj si Neni 24/1 i Partisë Demokratike që spastronte administratën”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit