Çmimi i naftës së papërpunuar Brent rritet me 3.3 për qind

Mos i humb

 

 

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent është rritur me 3.3 për qind të mërkurën, në vazhdën e raporteve se OPEC-u dhe shtetet tjera prodhuese të naftës do të mund të zgjasin deri në fund të vitit, afatin e marrëveshjes për kufizimin e sasisë së prodhuar të naftës.

Pas mbylljes së tregtimit të martën me 75.39 dollarë për fuçi, çmimi i markës ndërkombëtare të naftës së papërpunuar Brent, një ditë më vonë u rrit me 3.35 për qind, më saktësisht në 77.92 dollarë për fuçi.

Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate (WTI), mbrëmjen e kaluar mbylli tregtimin me 68.47, një rritje me 2.6 për qind nga një ditë më parë.

Marrëveshja për kufizimin e prodhimit të naftës, të cilën OPEC-u dhe Rusia filluan të zbatojnë në janar të vitit 2017, deri në fund të këtij viti mund të zgjatet për një afat shtesë, flasin të dhënat e publikuara në mediat amerikane.

Një gjë e tillë ka intensifikuar shqetësimet se rritja globale e nevojës për naftë paralelisht me uljen e prodhimit në Venezuelë, dhe potencialisht në Iran, do të zvogëlojë furnizimin e përgjithshëm, që do të rezultojë me një rritje të presionit mbi çmimet e naftës së papërpunuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit