Çmimi Nobel për Mjekësi për mjekët që zbuluan virusin që shkakton Hepatitin C

Mos i humb

Dy shkencëtarë amerikanë dhe një britanik,  Harvey J Alter, Michael Houghton dhe Charles M Rice,  fituan Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 2020 për punën e tyre  në identifikimin e virusit të Hepatitit C, i cili shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

“Para zbulimit të tyre, zbulimi i viruseve  që shkaktonin Hepatitin A dhe B kanë qenë hapat të rëndësishëm të arritur deri në këtë kohë “,  u shpreh Asambleja e Nobel në një deklaratë. aty theksohet se shkencëtarët do të fitojnë  çmimin prej 10 milion kuronash Suedeze (1,1 milion dollarë).

Zbulimi i virusit që shkakton Hepatitin C bëri që të arrihet kuptimi më i thellë për hepatitin kronik, duke krijuar ilaçe të reja dhe të shpëtojnë mijëra jetë.”

Çmimi  vjen në një kohë tejet kritike dhe të rëndësishme për mjekët, duke pasur parasysh vëmendjen shtesë të sjellë nga koronavirusi. Përkundër efektit të madh të pandemisë në botë e cila nxori në pah rëndësinë e shkencës dhe kërkimit, fituesi i vitit 2020 nuk pritej të ishte i lidhur me COVID. Kjo është për shkak se fituesit përcaktohen një vit më parë .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit