Dekreti i qeverisë italiane: Maska e detyrueshme edhe në ambiente të hapura! Reduktim i orareve të shërbimit në bare dhe restorante

Mos i humb

Italia pritet ti nënshtrohet masave të reja që qeveria italiane përmes një dekreti të ri, i cili do të shkojë të martën në parlament për të marrë dritën jeshile, synon të frenojë përhapjen në shkallë të gjerë të infeksionit të Covid.

Në dekret parashikohet detyrimi që në të gjithë vendin të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në rrugë, megjithatë kjo do të varet nga qëndrimi që do të mbajnë për këtë detyrim qeveritë rajonale.

Masa konsiderohet e nevojshme për të parandaluar kontaktet shumë të ngushta, jo vetëm brenda por edhe jashtë mjediseve publike

Festat dhe dasmat do të kenë numër të kufizuar

Ndër rregullat e propozuara në dekretin e ri është edhe vendosja e një kuote për numrin e pjësëmarrësve në festa dhe tubime, maksimumi 200 persona

Qeveria Conte gjithashtu parashikon të vendosë si masë edhe mbylljen e bareve dhe restoranteve, më saktë reduktimin e orarit të tyre të shërbimit deri në orën 23:00, maksimumi deri në mesnatë.

Por ky rregull do të diskutohet me guvernatorët në mënyrë që të mos ketë ndikim edhe më të fortë në një sektor tashmë në krizë ekonomike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit