Çollaku: Letrën nga Amerika duhet ta marrim shumë seriozisht

Mos i humb

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka thënë se asnjëherë nuk pritet nga shteti i Serbisë që të sillet në mënyrë të civilizuar ndaj shtetit të Kosovës, ndaj dhe duhet shfaqur vëmendje në rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çollaku derisa ka komentuar çështjen e bllokadës së krijuar në dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar se tre institucionet e vendit për të cilat ka arritur letra nga Administrata Amerikane, duhet reflektuar sa më shpejtë.

”Jemi këtu ku jemi, e duhet të mendojmë që të mos komplikojmë situatën për tu mos thelluar edhe më shumë Ne asnjëherë s’kemi pritur që Serbia të sillet në mënyrë të civilizuar, në mënyrë europiane. Taksa ka qenë e arsyeshme, dhe ka arritur një efekt pozitiv por si e tillë ka qenë e papranueshme mënyra si është vendosur dhe koha kur është vendosur nga komuniteti ndërkombëtar””, ka thënë Çollaku.

Këshilltari i presidentit ka thënë se asnjëherë nuk do të dëshironte, të vinte një letër nga Amerika që sipas tij, tregon për ftohjen e raporteve mes dy shteteve.

Çollaku thotë se Kosova asnjëherë nuk duhet të rrezikoj, dhe të mbetet përgjegjëse për dialogun.

”Dhe çka është më e keqja Serbia po e përdor si pretekst, për ta sulmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare konkretisht nga miqtë e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë. Letra nga SHBA-të e cila s’do të doja të arrinte kurrë, si tërheqje e vërejtjes pas dështimeve të kërkesave, duhet të trajtohet seriozisht nga të tri institucionet dhe përgjegjësit vendimmarrësit duhet të marrin vendim të menjëhershëm”, deklaroi Bekim Çollaku.

Ndërsa ka komentuar deklaratat e analistit Nexhmedin Spahiu se nga Qeveria e Kosovës është pohuar se për taksën SHBA-të kanë dhënë përkrahje të fshehtë, Çollaku tha se Administrata Amerikane nuk bënë lojë të dyfishtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit