COVID 19, Iraku liron mbi 20 mijë të burgosur

Mos i humb

Më shumë se 20.000 të burgosur janë liruar nga burgu në Irak, në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID 19).

Nga Këshilli i lartë gjyqësor është konfirmuar se deri më tani me urdhër të institucioneve kompetente, nga burgu janë liruar 20.040 të burgosur.

Ministria irakiane e Shëndetit dhe Mjedisit të mërkurën theksoi se numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 83, ndërsa numri i rasteve të infektimit në 1.631.

Sipas Shtabit të krizave, në kohën e Ramazanit do të vendoset orë policore mes orës 19:00 dhe 6:00.

Gjatë ditës lejohet puna e disa objekteve, fabrikave dhe punëtorive nën kushtin që të respektohen masat shëndetësore.

Institucionet arsimore, faltoret, kafenetë, fushat e sportit, qendrat tregtare dhe sallonet e dasmave do të mbeten të mbyllura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit