CoVid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja në 24 orët e fundit, 104 të prekur në vend

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi pasditen e së mërkurës se në vendin tonë janë 15 raste me koronavirus.

“Deri tani janë testuar 238 persona, 15 prej tyre kanë rezultuar pozitivë”, tha ministrja në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë, Manastirliu theksoi se nga testimet që u janë bërë mjekëve dhe infermierëve në Durrës, të gjithë kanë dalë negative.

“Në kampionin e parë të testimeve që kemi realizuar në Durrës te mjekët dhe infermierët, të gjithë testimet janë negative. Mjekët dhe infermierët kanë punuar me të gjitha protokollet e mbrojtjes personale. Po bëhet punë e madhe për hetimin epidemiologjik për të vlerësuar rastet në kohë”, tha Manastirliu.

Në mbrëmje, Ministria e Shëndetësisë dha detaje të mëtejshme:

50 mjekë dhe infermierë të spitalit të Durrësit rezultuan negativë në testin për COVID-19. Ndërkohë kanë përfunduar testimet pasditen e sotme për gjithsej 84 të dyshuar, nga të cilët, 3 kanë rezultuar pozitivë në Tiranë dhe janë kontakte të ngushta të pacientit të parë të konfirmuar me COVID-19.

Në total deri në këto momente, janë testuar 241 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 15 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 12 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit.

Gjendja shëndetësore e të prekurve paraqitet si vijon:
Katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator.

104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit