Covid-19 në Britaninë e Madhe/ Paralajmërimi i ministrit: Na presin javë shumë të vështira deri në mars

Mos i humb

Britania e Madhe pritet të ketë javë të vështira përpara në përballjen me emergjencën e Covid. Ky është paralajmërimi i ministrit Michael Gove, numrit tre të qeverisë së Boris Johnson, pas njoftimit të bllokimit të tretë të përgjithshëm, ndërsa vendi është duke luftuar për të ulur përhapjen e Covid-19.

Varianti i ri i Covid-19 që prej javës po qarkullon në Britaninë e Madhe është 70% më i transmetueshëm. “Sa më efektiv të jetë programi i vaksinimit, aq më lehtë do të jetë heqja e kufizimeve, në mars”.-tha Michael Gove.

I pyetur për sa kohë mund të zgjasë bllokimi, ministri Gove tha se ministrat do të rishikojnë përparimin e bërë deri në 15 shkurt. Qëllimi i ekzekutivit britanik është të vaksinojë rreth 14 milionë njerëz deri në mes të shkurtit.

Ndërkohë kryeministri britanik Boris Johnson anuloi një udhëtim të planifikuar në Indi në fund të muajit mars, për shkak të situatës pandemike në vend, duke përmendur nevojën për të mbikëqyrur situatën. Lajmi i anulimit të udhëtimit të Johnson u bë i ditur nga Downing Street.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit