COVID-19 në SHBA, ekspertët thirrje Trump të bashkëpunojë

Mos i humb

Në një kohë kur numri i viktimave në SHBA, tejkaloi 250 000, grupet mjekësore zhvilluan një takim online me presidentin e zgjedhur Joe Biden. Gjatë konferencës grupet mjekësore i bënë thirrje presidentit Donald Trump të bashkëpunojë me presidentin e zgjedhur, të shkëmbejë të gjithë informacionin që posedon për të shpëtuar jetën e sa më shumë amerikanëve.

“Ne u mblodhën dhe i shkruam Presidentit Trump duke kërkuar një kalim të shpejtë dhe të plotë të informacionit shëndetësor në lidhje me COVID-19 tek ekipi i tranzicionit Biden, në mënyrë që të mund të vijojmë punën sa më shpejt të jetë e mundur për të luftuar pandeminë”, Dr. Susan Bailey, presidente e Shoqatës Mjekësore Amerikane.

Joe Biden, i cili gjatë gjithë fushatës e kishte pasur fokusin qëndron krizën e shkaktuar nga Covid-19 dhe menaxhimin e saj, u premtoi punonjësve se përparësi për të do të jetë financimi për të luftuar virusin.

“Kongresi tashmë i ka kaluar ato para. Janë në dispozicion që në këto momente. Por disa nga miqtë tanë në Senat nuk janë të gatshëm të shpenzojnë paratë … Unë jam duke shpresuar që arsyeja pse miqtë e mi në anën tjetër nuk kanë ngritur hapa për të bërë diçka te tille është për shkak të frikës se ndëshkohen nga presidenti. Dhe shpresojmë qe kur ai të jetë larguar, ata do të jenë më të gatshëm të bëjnë atë çka  e dinë mirë se duhet bërë”, është shprehur presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Në shumë shtete janë rikthyer tanimë kufizimet, Nju Yorku nga sot mbyll shkollat ndërkohë Ohajo hyn në shtetrrethim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit