Vaksina e Oxford nxit imunitet tek të moshuarit njëjtë si tek të rinjtë

Mos i humb

Vaksina kundër Covid-19 e Universitetit të Oxford dhe kompanisë AstraZeneca, nxit imunitet tek të moshuarit prej 60 deri 70 vjeç, duke rritur shpresat se mund të mbrojë grupmoshat më të rrezikuara nga virusi.

Në të dhënat e siguruara në 560 vullnetarë në fazën e dytë të testimit, studiuesit i konsiderojnë ato si tejet “inkurajuese”.

Ndërkohë që janë në pritje rezultatet e fazës së tretë, të cilat do të dalin javën e ardhshme.

Tre vaksina, ajo e Pfizer-BioNTech, Sputnik dhe Moderna, kanë raportuar tashmë të dhëna të mira paraprake nga provat e fazës së tretë. Dy prej tyre  kanë deklaruar tanimë se kanë një vaksinë efektive deri në 94% te personat mbi 65 vjeç.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, të prodhuara nga AstraZeneca, 40 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe pesë milionë të vaksinës së kompanisë Moderna.

Sfida me zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19 është që të nxisë trupin për të luftuar kundër virusit, pa marrë parasysh moshën. Për shkak se të moshuarit kanë sistem më të dobët të imunitetit, kjo nënkupton se vaksinat nuk priren të funksionojnë ashtu si funksionojnë te të rinjtë.

Këto rezultate të provave nga Universiteti i Oxfordit sugjerojnë se kjo mund të mos jetë problem.

Ato tregojnë se të moshuarit e moshës 56-69 dhe mbi 70 kishin një përgjigje të ngjashme imune sikur ata moshës 18-55.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit