COVID-19 – Përballë valës së Omicron, SHBA shpërndan 500 milionë teste falas

Mos i humb

Përballë valës së variantit Omicron, autoritetet amerikane do të shpërndajnë 500 milionë teste për Covid-19 pa pagesë, do të mobilizojnë personelin mjekësor ushtarak nëse është e nevojshme për të rritur kapacitetin e vaksinimit, por nuk do të marrin masa detyruese, deklaroi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

“Ne kemi mjetet për t’u përballur me këtë valë. Nëse amerikanët vaksinohen dhe u përmbahen masave paraprake që ne njohim, veçanërisht duke mbajtur një maskë kur udhëtojnë, ata mund të festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në mënyrë paqësore”, shtoi ai.

Varianti Omicron ka përbërë rreth 73 për qind të rasteve të Covid-19 në SHBA gjatë javës së kaluar, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Shifrat shënojnë një hap të madh që nga vlerësimi prej 12,6% i një jave më parë.

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së kishin vlerësuar fillimisht rreth tre për qind për atë javë, por rishikuan numrat e tyre në rritje të mëtejshme.

Omicron është tani lloji dominues në vend, duke e shtyrë Deltan në vendin e dytë.

”Delta së fundmi përbënte rreth një të katërtën e rasteve”, sipas vlerësimeve të CDC. Në disa shtete, mbi 90% e rasteve janë varianti Omicron.

Një valë e fortë Delta goditi SHBA gjatë verës

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit