Covid-19, shkon në 9 numri i viktimave në Maqedoninë Veriore

Mos i humb

Alsat jozyrtarisht mëson se si pasojë e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë  jetën kanë humbur  edhe 2 persona.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar gjithsej 9 raste të vdekjes si pasojë e virusit korona.

Deri dje në ora 12:00 në janë shënuar gjithsej 285 raste, prej të cilëve 12 janë shëruar.

Në ora 15:00, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pritet të mbajë konferencë për shtyp do të informojë publikun për situatën me pandeminë në vend.

Nga ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme njoftuan se prej sot, për shkak të rritjes së numrit të testimeve, statistikat ditore do të përmbajnë rastet e shënuara deri në orën 15:00.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit