COVID-19 shqetëson Kinën, refuzon organizimin e Kupës së Azisë

Mos i humb

COVID-19 vijon të shqetësojë botën, është rikthyer fuqishëm në Kinë, vend i cili së fundmi ka ndërmarrë disa masa dhe kufizime për të frenuar përhapjen e këtij virusi.

Kina ka refuzuar për të organizuar Kupën e Azisë në 2023, kjo pikërisht për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ky lajm është bërë publik nga vet Federata Aziatike e Futbollit e cila ka shpjeguar se Pekini nuk dëshiron të marrë përsipër organizimin e këtij turne në këto kushte.

Kupa e Azisë , mes 24 përfaqësueseve, ishte parashikuar të luhej në 10 qytete të Kinës në muajin qershor-korrik të vitit të ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit