Ai tha se nuk mund të pranohet kjo çështje, pasi është ezauruar.

“Ne nuk pranuam as rendin e ditën për ta diskutuar këtë çështje sepse është e ezauruar gjerësisht nga drejtësia dhe Kuvendi.

Në kërkesën e grupit duken qartë referencat që nga grupi Habilaj që është hetuar dhe marrë vendime nga drejtësia italian, për të vijuar me Xibrakën për të cilën ka një vendim i formës së prerë.

Për këto çështje është bërë edhe një debat për këto çështje, madje kemi pasur edhe një komision hetimor.

Për ne nuk ekziston më kjo çështje.