Rikthimi i deputetëve në grupin parlamentar, PD kallëzon në SPAK Nikollën

Mos i humb

Partia Demokratike, ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kallëzimi i PD, vjen pas vendimit të kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi për të rikthyer në grupin e PD të gjithë deputetët e përjashtuar nga Basha.

Në kallëzim thuhet se, Nikolla ka shpërdoruar detyrën e Kryetares së Kuvendit.

“Ka cenuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, duke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punës ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj”, thuhet në kallëzim.

“Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, shkruhet në kallëzim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit