Çuçi mbledh grupin e PS-së, diskutohet axhenda e Kuvendit

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar për të diskutuar mbi axhendën e javës në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.

Po kështu në këtë seancë do të paraqitet edhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.

Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës.

Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit