
Drejtori Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar të Medias, Koloreto Cukali, i ftuar në Syri Tv, tha ndër të tjera se ky ligj nuk ka për qëllim të mbyllë portalet por të targetojë artikuj të veçantë të cilët dalin kundra qëllimeve të qeverisë dhe që tregojnë të vërtetën.
“Ti ke kanalin kryesor të qeverisë që publikon gjithë kohës pamje me fëmijë.Gazetarët i vendosin vetë standardet.
Çdo njeri që ka ankesa shkon pranë Këshillit të Ankesave, nëse nuk gjendet me mirëkuptrim, të dashur vëllezër ja ku është Gjykata, që është i vetmi tempull i demokracisë. Nuk ka në asnjë vend të botës ku të gjendet e drejta përveçse në gjykatë.
Kam frikë, duke parë edhe një test që u bë gjatë tërmetit, ku qeveria duhet të kishte fokus te viktimat te njerëzit, Kryeministri merrej kush e godiste nga media. Ndërkohë që ajo ishte një punë masive, unë nuk e kuptoj se si mund të kesh kohë se çfarë shkruajti ai apo ai tjetri. Ai testi na tregoi se si mund të jetë ligji i Antishpifjes.
Ne kemi parë që gjatë tërmetit ka shkuar policia për të arrestuar njerëz për një status në facebook.
Frika ime më e madhe nuk është se do mbyllë portalet, une mendoj që do targetojë artikuj të caktuar.
Me këtë ligj kryeministri cakton në krye të AMA një besnik të tij dhe i thotë ‘Ka dalë një artikull ma hiq.’
Ata njerez të vendosur nga Rama do marrin atë vendimin dhe do marrin portalin ose hiqe, ose përballu me gjobën ose do falimentosh.” -tha Cukali ndër të tjera.


