Çupi: Të hiqen paratë nga luksi dhe patronazhimi për t’ia kaluar sigurisë kibernetike

Mos i humb

Gjatë raportimit të përfaqësuesit të KLP, në Komisionin e Çështjeve Ligjore, ndërhyri deputetja e PD, Dhurata Çupi e cila tha se, e gjente të pavend komentin e Ministrisë së Financave, që premtoi të rishikojë në një moment të dytë kërkesën për fond shtesë që bëri KLP për sigurinë kibernetike.

Çupi e konsideroi të papranueshme që për një çështje kaq sensitive sa ç’është siguria kibernetike, nuk gjenden para.

“Unë i bëj thirrje Ministrisë së Financave t’i heqin paratë nga luksi dhe patronazhimi i zgjedhjeve të vitit 2025 dhe t’i çojnë atje ku është e domosdoshme sepse na shisni propaganda 24 orë që jeni në ndihmë të strukturave të drejtësisë dhe nëse jeni në ndihmë kjo është çështja prioritare që do të duhet t’a ndihmoni sistemin e drejtësisë”, deklaroi deputetja e opozitës.

Edhe deputeti i opozitës Enkeled Alibeaj u shpreh me kritika.

“Këtu duhet të ishte kryetari ose nënkryetari i KLP-së, do të ishte në respekt të institucionit tuaj dhe Kuvendit në një çështje të rëndësishme si buxheti të ishin të pranishëm dhe të shfaqnin shqetësimet. Si vlerësohen prokurorët dhe si mbulohen pagesat në bazë të ngarkesës. A mbulohen nevojat?”, tha Alibeaj.

Kurse sekretari i përgjithshëm i KLP, Ernis Çërava u përgjigj se, kemi të bëjmë me hapjen e vendeve, rritjet në detyrë, transferimet e prokurorëve, kurse pjesa tjetër i përket Prokurorisë së Përgjithshme.

“Shqetësimi ynë kryesor ishte puna jashtë orarit dhe limiti 200 orë që ishte i parealizueshëm dhe që ne e hoqëm me vendim, pjesa tjetër i përket Prokurorit të Përgjithshme”, tha Çërava.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit