Daçiç: Kemi ndryshuar pozicionimin e betonuar të shteteve perëndimore për Kosovën

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se shteti i tij ka bërë një kthesë të madhe sa i përket zgjidhjes së problemit me Kosovën.

Kjo deklaratë e Daçiçit vjen pas qëndrimit të SHBA-ve, përkatësisht këshilltarit të Donald Trumpit për çështjen e shkëmbimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është nga dëshmitë e prekshme se si kemi arritur të ndryshojmë pothuajse pozicionin e betonuar të disa vendeve perëndimore kur bëhet fjalë për Kosovën, sepse kjo temë nuk është diskutuar dhjetë vitet e kaluara” ka thënë kreu i diplomacisë serbe për RTS.

Ditë më parë këshilltari i Trumpit, John Bolton, kishte deklaruar që nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për shkëmbim të territoreve atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pajtohen me një gjë të tillë. Kjo deklaratë e Bolton ka nxitur reagime të shumta në Kosovë të cilët e kanë parë me shqetësim këtë qëndrim të Amerikës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit