Daçiç: Kjo është gënjeshtra e Kosovës!

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka bërë akuza të reja kundër Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka insistuar se prioriteti i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Por, ai ka vazhduar me akuza në drejtim të Kosovës duke fajësuar palën kosovare për mos arritjen e një marrëveshjeje.

“Si mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme politike e cila do të ishte në interes të dy popujve që jetojnë në Kosovë. Dëshira jonë është që të arrihet një kompromis”, deklaroi Daçiç për mediat serbe.

“Mirëpo, Prishtinës nuk është se i intereson aq shumë për këtë sepse ata konsiderojnë se nuk kanë nevojë të arrijnë kompromis, ata para pesë vjetësh kanë thënë se shtetësia e tyre ka përkrahje të disa prej shteteve perëndimore dhe se nuk kanë nevojë të bëjnë kompromis”, shtoi ai.

Daçiç ka thënë se situata nuk është e tillë sepse sipas tij Kosova as pas 11 vjetësh nuk ka arritur të përmbyll me sukses procesin e pavarësisë.

“Nuk janë bërë anëtar në Kombet e Bashkuara, nuk mund të bëhen anëtar në OEBS, Këshill të Europës, nuk mund të hyjnë në BE sepse nuk njihen nga pesë shtete të BE-së. Fjalët se njihen nga 116 shtete janë gënjeshtra të pastra. Sa më shumë që flisni me ato shtete, me të cilat askush në të kaluarën e Serbisë nuk ka biseduar, ata e shohin më shumë si problem që kanë brenda shteteve të tyre në raport me Kosovën”, theksoi shefi i diplomacisë serbe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit