Daçiç: Kurrë s’do ta njohim pavarësinë e Kosovës

Mos i humb

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar sot se Serbia me presion nuk do të heqë dorë nga interesat nacionale dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës e të vendosë sanksione ndaj vendeve mike të saj në dëmin e vet.

“Përgjigja e presidentit Vuçiç është edhe përgjigja ime, ne këtë nuk do ta bëjmë kurrë. Ata po bëjnë presion ndaj atij që t’i vazhdojë bisedimet me Kosovën pa heqje të taksës. Ky presion nga bashkësia ndërkombëtare është i përditshëm, sikur dhe presioni që të pushojmë së mbrojturi Serbinë. Unë jam dëshmitar, gjatë shtatë vjetëve të fundit çdo gjë është bërë për ta mbrojtur interesin tonë kombëtar”, citon FoNet të ketë thënë Daçiç.

Ai duke folur në miting elektoral të Vuçiqit që u mbajt në Novi Sad, ka thënë se spektri tjetër politik në Serbi është grupim pa ide politike: “Disa janë për pavarësi të Kosovës e disa të për shkëputje të Vojvodinës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit