Rashiç: Vetëm Thaçi e Vuçiçi e dinë pse u shpallën zgjedhjet në veri!

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç, mendon se shpallja e zgjedhjeve për katër komunat në veri ka qenë e panevojshme dhe se fjala është “për diçka që vetëm dy presidentët e dinë”.

Rashiq për RTV Kim ka theksuar se “është absurde shpallja e zgjedhjeve pasi që dorëheqjet e përfaqësuesve të komunave nuk janë pranuar, përkatësisht, ato janë hedhur poshtë nga Qeveria e Kosovës”.

Sipas tij, bëhet fjalë për diçka që vetëm dy presidentët e dinë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, të cilët po e vazhdojnë punën në bazë të planit që e kanë dhe i cili do të jetë i rrezikshëm për të gjithë serbët.

“Konsideroj se plani i tyre, që po e paraqesin pjesë –pjesë, më saktë Thaçi po paraqet në formë të gjerë hipotetike, ndërsa Vuçiç nuk po e prezanton kurrsesi, është shumë i rrezikshëm për serbët në jug të Ibrit, sepse sërish do të jemi viktima të politikës së dikujt e në të cilën nuk jemi të përfshirë. Kjo është edhe një mënyrë e rrezikimit të serbëve jo vetëm në veri, por edhe në jug”, citohet të ketë thënë Rashiçi.

Lidhur me pjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje, ai ka thënë se për asgjë nuk habitet.

që tashmë është thënë disa herë, për fat të keq, para së gjitha nga ana e presidenti Aleksandar Vuçiç, reflektohet në të gjitha nivelet. Ato janë konstruktuar ashtu që sërish të marrin pjesë në zgjedhje. Më intereson të di a ka në gjithë këtë kufizim moral, për shembull për Mitrovicën Veriore. Aty Rakiçi ka dhënë dorëheqje e sërish do të jetë kandidat. Kjo vërtet s’ka kuptim”, ka thënë Rashiçi.

Ajo që është absurde, thotë Rashiçi, është fakti se ata do të japin dorëheqje pas zgjedhjeve dhe kësaj s’i vjen erë e mirë.

Rashiqi bojkotin e paralajmëruar të opozitës serbe në Kosovë, e cila ka thënë se do ta formojë Lidhjen e serbëve e nga Kosova, e ka quajtur të drejtë, pasi, ka shtuar, se kushtet për pjesëmarrje në zgjedhje nuk do të jenë të barabartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit