Daçiç thotë se vitet e fundit Kosova ka marrë vetëm pesë njohje

Mos i humb

 

 

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se ka një bllokadë në njohjen e pavarësisë së Kosovës duke shtuar se në vitet e fundit kjo u bë vetëm nga pesë vende.

Daçiq ka shtuar se Serbia kurrë nuk do të pranojë aktin e ‘njëanshëm’ të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Disa vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë dhe shpresojë që numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100”, ka thënë ministri serb për ‘TV Pink’.

Çdo ditë unë thërras një vend për të parë se çfarë ata po bëjnë. Këto ditë kam thirrur në Moldavi, Nigeri..”, është shprehur Daçiq.

Ai ka theksuar se është i rëndësishëm aktiviteti i fuqishëm diplomatik mirëpo Serbia duhet të jetë e fortë e të loboj edhe në Uashington.l.net./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit