Dalin në dritë detaje tronditëse nga vrasja e 20-vjeçares në Greqi, viktima kishte siguruar jetën vlerë 1 mln euro, dyshohet se bashkëshorti ka bashkëpunuar me grabitësit

Mos i humb

Hetimet e 20-vjeçares Carolinenë Glyka Nera të Greqisë kanë marrë një kthesë të papritur e tronditëse njëkohësisht.

Policia ka arritur të sigurojë një skicë të fytyrave të grabitësve që vranë 20-vjeçaren, por një detaj, ka shqetësuar jo pak bashkëshortin 32-vjeçar të viktimës. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një sigurim me vlerë 1 milionë euro, që Carolinë, të cilën britanikja e kishte bërë për të siguruar jetën.

E ky fakt, implikon bashkëshortin, pasi nuk mund të përjashtohet skenari që ai të ketë bashkëpunuar me grabitësit, për të përfituar shumën e majme. Sakaq në të njëjtën kohë, ai u shfaq i bezdisur nga skenarët që qarkulluan në lidhje me atë që e kreu krimin.

Vrasja brutale e Caroline 20-vjeçare, para burrit dhe fëmijës së saj në shtëpinë e Glyka Nera, është një krim i rrallë, pasi nuk ka asnjë gjurmë të autorëve në shtëpi, as një shembull (material vizual, dëshmi) të mbërritjes dhe largimit të tyre, gjë që ngre dyshime.

Hetuesit e kanë cilësuar vrasjen brutale të Caroline si një rast tepër të vështirë, pasi në shtëpinë ku ndodhi krimi nuk janë gjetur thuajse asnjë gjurmë të grabitësve.

Një tjetër dyshim i madh, në lidhje me rolin e bashkëshortit të Caroline, është dhe një kabëll i gjetur brenda banesës. Ajo sipas hetuesve ka qenë e fshehur në magazinë për një kohë të gjatë, e që grabitësit, s’e kanë pasur me vete atë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit