Dalin pamjet e para të super-mashtruesit turk në Shqipëri, momenti kur regjistrohet në hotel

Mos i humb

Mediat turke kanë publikuar ditën e djeshme pamjet e pamjet e para të Faruk Fatih Ozer në Shqipëri, i shpallur në kërkim për mashtrim.

Në imazhet e publikuara Ozer shihet duke hyrë në hotel per tu regjistruar aty ku do te qëndronte në Tiranë. Personi me të kuqe pranë Ozerit është një shtetas shqiptar që e priti shefin e kriptomonedhës në aeroport. Po sipas mediave turke ai ndodhet ende në vendin tonë dhe po mbrohet nga mafia shqiptare.

Fillimisht nga mediat turke u pretendua se Faruk Fatih Özer u arrestua në Prishtinë pak ditë më parë, por “cumhuriyet” shkruan se emri i tij nuk ishte në listën e 29 emrave turq që ishin pjesë e “listës së zezë” të Interpolit duke saktësuar se i riu është ende i lirë. I riu nga Turqia, i cili akuzohet për mashtrimin e më shumë se 400 mijë personave, ka hyrë në Shqipëri pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Özer themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit