Danimarka kundërshton “ushtrinë europiane”

Mos i humb

Danimarka kundërshton krijimin e një “ushtrie europiane” për të mbrojtur Bashkimin Europian (BE) nga kërcënimet, tha ministri danez i Mbrojtjes Claus Hjort Frederiksen.

“Nuk bëhet fjalë që Danimarka do të mbrojë veten kundër SHBA-së. SHBA është gurthemeli i lirisë sonë”, tha Frederiksen duke folur në një takim mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë të Danimarkës për periudhën 2019-2020.

Kancelarja gjermane Angela Merkel të martën bëri thirrje për krijimin e një ushtrie të BE-së, duke theksuar se evropianët nuk mund të mbështeten më vetëm në Shtetet e Bashkuara për sigurinë e tyre.

“Ne evropianët tani duhet të marrim plotësisht besimin tonë në duart tona, nëse duam të mbrojmë bashkimin tonë”, tha Merkel në një adresim në Parlamentin Europian.

Po ashtu, presidenti francez Emmanuel Macron më herët ka thënë se krijimi i një ushtrie evropiane do të zvogëlojë varësinë ndaj SHBA-së.

“Ne nuk do të mbrojmë evropianët nëse nuk vendosim të kemi një ushtri të vërtetë europiane”, ka thënë Macron./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit