Danimarka vazhdon kontrollin kufitar me Gjermaninë

Mos i humb

 

 

 

Danimarka deri më 12 nëntor të këtij viti ka vazhduar kontrollin e kufirit me Gjermaninë, me qëllim që të zvogëlojë fluksin e migrantëve.

Danimarka më 4 janar të vitit 2016 vendosi kontroll të kufirit me Gjermaninë, ndërsa ky vendim vijoi pas vendimit të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) që të pezullojnë marrëveshjen për kufijtë dhe të mbajnë të hapur kufijtë e brendshëm pasi një milion migrantë hynë në vendet e BE-së gjatë vitit 2015.

Ministrja daneze e Migracionit dhe Integrimit, Inger Stojberg, rikujtoi se vendimi mbi kontrollin e kufirit me Gjermaninë skadon më 11 maj.

Ajo konsideron se Evropa është në trysni për shkak të luftës kundër terrorizmit dhe migracionit të parregulluar.

“Kufijtë e jashtëm të Evropës janë nën presion të migrantëve që qarkullojnë në mbarë Evropën. Krahas kësaj, Danimarka është nën kërcënim serioz nga terrorizmi. Kjo situatë kërkon zgjerimin e kontrollit kufitar”, sqaroi ministrja daneze.

Komisioni Evropian (KE) në fillim të muajit maj të vitit 2016 aprovoi në gjashtë muaj vazhdimin e kontrollit të kufijve të brendshëm për pesë vende të Schengen-it, që janë destinacioni final i migrantëve ose vende të tyre të transitit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit