Danimarka vazhdon pezullimin e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19

Mos i humb

Zyrtarët danezë vendosën të vazhdojnë pezullimin e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 për tri javë të tjera ndërsa vazhdojnë të vlerësojnë lidhjen e mundshme të vaksinës me mpiksjen e gjakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi “u mor në bazë të supozimit të efekteve anësore”, deklaroi Tanja Erichsen nga Agjencia Daneze e Barnave gjatë një konference për media.

Danimarka ndaloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca si masë paraprake më 11 mars pasi raportet se një grua 60-vjeçare humbi jetën nga mpiksja e gjakut në disa pjesë të trupit të saj një javë pasi mori vaksinën, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Rasti i dytë i vdekjes në Danimarkë pas marrjes së vaksinën AstraZeneca u raportua pak më vonë. Autoritetet shëndetësore daneze thanë se nuk kanë prova se vaksina ishte shkak për vdekjen.

“Unë do të doja të theksoja se nuk po flas për mpiksje të zakonshme të gjakut”, tha Erichsen. “Nuk ka të bëjë me mpiksjen e gjakut në duar, këmbë dhe mushkëri. Nuk mund të përjashtohet që ekziston një lidhje midis vaksinës dhe rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut”, tha ajo.

Pezullimi do të zgjasë të paktën deri më 18 prill.

“Disa mund të pyesin nëse jemi të kujdesshëm. Për këtë do të thoja: ‘Mund të thoni se jemi. Ne kemi shtuar parime shtesë paraprake”, tha drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shëndetësor danez, Soeren Brostroem.

Brostroem tha se nëse Danimarka rifillon përdorimin e vaksinës AstraZeneca, qytetarëve do t’u jepet mundësia e refuzimit të vaksinës nga prodhuesi anglo-suedez i ilaçeve.

“Ju mund të prisni dhe të merrni një tjetër”, tha ai. Danimarka gjithashtu ka vaksinat e prodhuara nga Pfizer dhe Moderna.

Norvegjia dhe Suedia gjithashtu kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Disa vende evropiane që kishin pezulluar përdorimin e vaksinës kanë rifilluar administrimin e saj pasi rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian tha se ishte e sigurt.

Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj dhe se vaksina mund të vazhdojë të administrohet ndërsa vazhdon një vlerësim më i afërt i rasteve të mpiksjes së gjakut.

Rreth 150 mijë banorë në Danimarkë kanë marrë vaksinën AstraZeneca.

“Tani për tani, ne besojmë se baza jonë për të marrë një vendim përfundimtar për përdorimin e mëtejshëm të vaksinës kundër COVID-19 nga AstraZeneca është shumë e pasigurt. Shumë studime janë nisur, por ne ende nuk kemi ndonjë përfundim. Prandaj ne kemi vendosur ta zgjasim pezullimin”, tha Brostroem.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit