Dardan Sejdiut të PSD-së nuk pajtohet me opsionin e LDK-së për ekonominë

Mos i humb

Dardan Sejdiu nga PSD, nuk është pajtuar me opsionin që LDK ka për zhvillim ekonomik.

“LDK ka qenë në qeveri për 14 vjet për 19. Modeli që prezantoni ju është i njëjtë prej raportit të parë të Rrinvestit për privatizim. Kjo është vija që përcjelli – shkolla e Austrisë për njëfarë koncepti të hapur të tregut”, i ka thënë Sejdiu përfaqësuesit të LDK-së, Besian Mustafa në Zonën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Kam telashe me mendimin sepse kjo nuk po funksion”.

Ai ka dhënë idenë se si duhet të veprohet duke marrë edhe shembuj konkret.

“Kemi vende ku shteti me masa intervencioniste ka bërë zhvillim. E marr shembull Korenë e Jugut, intervenim direkt i shtetit, pastaj Singapori, Tajvani…”.

“Pagat më të lartat në rajon janë më të lartat për gjyqtarë dhe prokurorë. Numri i tyre për 100 mijë banorë është i vogël. Numri i avokatëve për 100 mijë banorë është më i vogël, jemi baras me Bosnjën e Hercegovinën”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit