Fatmiri i Drenicës në Vetëvendosje!

Mos i humb

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka treguar për aderimin e fundit në Vetëvendosje e i cili është njëri nga aktivistët me të shquar të viteve 1980-1990-të, Fatmir Istogun.

Postimi i plotë:

Fatmiri i Drenicës në Vetëvendosje!

Fatmir Istogu ka qenë një nga aktivistët më të shquar në organizimet ilegale politike të viteve 1980-1990. Si një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes në Drenicë, ai ka dhënë një kontribut të pashoq për shpërndarjen e idesë së Republikës së Kosovës ne Drenicë dhe rajonet përreth. U arrestua në vitin 1989, pas organizimit të demonstratës së 27 marsit 1989 në Skënderaj, por qëndroi i paepur në burg dhe nuk dha asnjë informacion. Gjatë luftës në Kosovë ka qenë i autorizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rekrutimin e vullnetarëve nga Zvicra. Pas luftës Fatmiri ka punuar si oficer për informim publik në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, kurse për dy vite ka qenë edhe kryesues i Kuvendit të Komunës së Drenasit. Me Fatmirin forcohet edhe më tej Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenicë. E mirëprita bashkë me Sabri Kiçmarin dhe Enver Dugollin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit