Darmanin: Në protesta u plagosën 175 policë

Mos i humb

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin njoftoi sot se dje në protestat e përhapura në të gjithë Francën u plagosën 175 nga 13 000 policë.

Qindra mijëra njerëz protestuan sërish dje në Francë kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, ndërsa u raportuan trazira në disa qytete dhe arrestime në Paris.

“Sipas shifrave paraprake, u arrestuan 201 persona”, tha Darmanin në Twitter.

Sipas raportimeve të medieve, trazira dhe dëme materiale ka pasur jo vetëm në Paris, por edhe në Nante, Rennes, Lille, Bordeaux, Calais, Dijon, Toulouse, Strasburg dhe Caen.

Në disa qytete, policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës.

Ministria e Brendshme raportoi pjesëmarrjen e rreth 740 000 njerëzve në mbarë vendin.

Sipas sindikatës CGT, ne protesta morën pjesë më shumë se 2 milionë njerëz.

Protestat, që kanë qenë paqësore për javë të tëra, kanë kundërshtuar rritjen graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Qeveria kërkon të mbyllë me reformën një boshllëk në fondin e pensioneve.

Mosmarrëveshja u intensifikua pasi Macron e kaloi projektligjin në Asamblenë Kombëtare pa votim.

Një javë më parë, dy mocione mosbesimi ndaj qeverisë dështuan duke bërë që reforma të miratohej.

Tani pritet të shqyrtohet nga Këshilli Kushtetues.

Macron dëshiron që reforma të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit