Apeli shqyrton nesër padinë e Alibeajt për mos regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Mos i humb

Gjykata e Apelit Tiranë do të zhvillojë më 30 mars ora 15.30, seancën gjyqësore për shqyrtimin e ankimimit të kryetarit të Komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për mos regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Alibeaj e ka cilësuar si shkelje regjistrimin nga KQZ të koalicionit “Bashkë Fitojmë” pasi sipas tij është përdorur sigla dhe emri i PD-së.

Ai ka theksuar se ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ është në kufijtë e veprës penale.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka njoftuar sot se “për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr. 7 Akti, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me: Paditës Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Indrit Sefa; ndërsa i paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Objekti, shfuqizimi i vendimit nr.31, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë. Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument”.

Në ankimimin e PD-së thuhet se “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.178, datë 18.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur: “Regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” (PL – PDK – PBDNJ) “BF”, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 me parti pjesëtare të tij si më poshtë: a)”Partia e Lirisë” (PL); b) “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ); Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Gjykata e Apelit njofton se një ditë më parë hodhi shortin për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët, Sokol Ibi (Relator); Manjola Xhaxho (Anëtare); Edlira Petri (Anëtare);Esmeralda Xhili (Anëtare);Alma Kolgjoka (Anëtare).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit